Klinaku para shpalljes së vendimit për Gucatin e Haradinajn: Nëse ka drejtësi shpallen të pafajshëm

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, para shpalljes së vendimit për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn deklaroi se nëse do të kishte drejtësi, të dy do të shpalleshin të pafajshëm.
Në një deklaratë Klinaku u shpreh se Dhomat e Specializuara duhet të hetojnë fillimisht veten për shkak të rrjedhës së dokumenteve dhe më pas të tjerët.
“Faktikisht ne Gjykatën Speciale e kemi konsideruar gjykatë politike e njëanshme dhe nuk mund të paragjykoj se çfarë do të ndodhë. Nëse do të kishte drejtësi të mirëfilltë këta do të shpalleshin të pafajshëm sepse nuk ka pasur arsyeje t’i dërgojnë atje, por edhe të mos i marrin por ta hetojnë veten për skandalet qe i kanë ndodhur atje, nëse do të kishte drejtësi ata do duhej ta hetojnë veten pastaj të vijnë tek ne, ne shpresojmë që gjykatësit apo trupi gjykues të bien pre e provokimeve të prokurorisë e cila është një prokurori e skandaleve prokurori që nuk e heton veten por as të tjerët dhe shpresojmë të marrin vendim lirues për ta”, tha ia.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej ku janë dërguar në paraburgim në Hagë.
Arrestimi i tyre dhe hapja e procesit gjyqësor ishte bërë pasi disa dokumente kishin arritur në zyrat e OVL-UÇK, nga persona ende të panjohur, ndërsa krejt këto ishin bërë publike nga Gucati dhe Haradinaj. ZPS nuk ka hetime të hapura se si kanë rrjedhë këto dokumente nga gjykata.
Trupi gjykues në krye me Charles L. Smith III do të shpallë aktgjykimin ndaj tyre./kp

Back to top button