Klitschko: Kiev po rikthehet në jetë
Wladimir Klitschko, vëllai i kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë kryeqyteti dalëngadalë po kthehet në jetë.
Ish-kampioni i boksit thotë se trafiku po rritet, më shumë njerëz janë në rrugë dhe më pak sirena të sulmit ajror po bien.
Por ai paralajmëron se shkalla e njerëzve që kthehen duhet të ngadalësohet, duke thënë se nëse të gjithë kthehen menjëherë, kjo do të “shkaktojë komplikime”.
Klitschko shtoi se situata në Kiev është e vështirë për shkak të infrastrukturës së dëmtuar dhe problemeve me furnizimin me ushqim dhe ujë.
Rrugët janë ende të bllokuara për të parandaluar pushtimin e forcave ruse.
Ai paralajmëroi gjithashtu se ekziston ende rreziku i uljes së raketave ruse në kryeqytet./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?