Klitschko: S’do ta lejojmë Putinin të na vjedhë Krishtlindjet

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se “nuk do ta lejojnë presidentin rus, Vladimir Putin”, t’ua vjedhë Krishtlindjet.
Ndërkohë që Kievi është përgatitur për festat e fundvitit, sulmet ajrore ruse nuk kanë të ndalur, kanë shembur ndërtesa, kanë lënë qytetin pa energji elektrike e ujë.
Pemët e Krishtlindjeve do të ngriten në gjithë kryeqytetin ukrainas, sipas Klitschkos.
Ngjarjet masive mbesin të ndaluara, sipas ligjit ushtarake.
“Por, askush nuk do të anulojë Vitin e Ri dhe Krishtilindjet dhe duhet të ketë një atmosferë të Vitit të Ri. Nuk mund ta lejojmë Putinin të na vjedhë Krishtlindjet”, tha ai./21Media

Back to top button