Klopp e pranon se nuk do të ketë transferime të reja te Liverpooli

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mbajtur sot konferencën e tij për mediat para ndeshjes së nesërme kundër skuadrës së Brightonit.
Liverpooli është nesër mysafirë i Brightonit, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Amex” me fillim nga ora 16:00.
Gjatë konferencës për media, Klopp u pyet për merkaton e janarit nëse Liverpooli do të jetë aktiv me transferime, dhe përgjigja e trajnerit gjerman nuk do të gëzojë tifozët e “Të Kuqve”.
“Jo, nuk mendoj, kjo është situata. Puna ime është të përdorë lojtarët që i kemi në dispozicion”, tha Klopp.
“Nuk është se ne kemi shumë para sa nuk dimë se çfarë të bëjmë me to por ne mendojmë që ‘ah nuk na duhet askush’. Nuk është aq e lehtë, nuk mund t’i zgjedhim problemet në merkato me lëndimet që i kemi. Afati kalimtar i transferimeve nuk është zgjidhja e duhur në këto momente”, shtoi më tej trajneri gjerman.
Momentalisht, Liverpooli po çalon në mesfushë si dhe me lëndime në repartin e sulmit, dhe si duket këto probleme nuk do të zgjidhen me transferime të reja.

Back to top button