Klopp: Liverpooli është klubi im

Tërheqja nga gara për Jude Bellingham, dhe spekulimet se Jurgen Klopp është dakord 100% me këtë gjë, kanë nevrikosur tifozët e Liverpoolit të jenë të nevrikosur.

Liverpooli që nga merkato e kaluar verore ka shprehur interesim në Bellingham, dhe besohej fuqishëm se “Të Kuqtë” do të provonin me gjithçka për ta transferuar yllin e Dortmundit.

Por, gjasat që ky transferim të ndodh këtë verë thuajse janë shuar. Disa raportime bëjnë të ditur se Klopp nuk është i kënaqur me qasjen e pronarëve të klubit, dhe po e mendon largimin nga Liverpooli.

Në konferencën e fundit për media, Kloppit iu tha se ai mund t’i bashkohej ndonjë klubi tjetër që mund të shpenzojë më shumë para, por që përgjigja e gjermanit do t’i gëzojë tejmase tifozët e Liverpoolit.

“Po, por Liverpooli është klubi im. A po sugjeroni se unë duhet të heq dorë nga këtu dhe të pres për punën time të radhës? Unë nuk e di sinqerisht se çfarë doni nga unë. Ne duhet të bëjmë biznes në treg, dhe ne do ta bëjmë atë”, tha Klopp.

Klopp arriti te Liverpooli më 8 tetor të vitit 2015, dhe përgjatë tetë viteve në klub ka arritur të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm.

Back to top button