Klopp tregon nëse ka buxhet për më shumë transferime në janar

Ende pa filluar afati kalimtar dimëror i transferimeve dhe Liverpooli ka arritur ta sigurojë transferimin e Cody Gakpos nga PSV.
Raportohet se 41 milionë euro nga Liverpooli kanë bindur krerët e PSV-së për ta shitur Gakpon në këtë janar, i cili këtë sezon ka pasur paraqitje mbresëlënëse me PSV dhe Kombëtaren e Holandës.
Por, një repart në të cilin Liverpooli po çalon vazhdimisht është ai i mesfushës, dhe ende nuk është përfolur për ndonjë marrëveshje me ndonjë mesfushor.
Jurgen Klopp është pyetur nëse Liverpooli ka buxhet për të nënshkruar me lojtarë të tjerë në muajin janar, ndërsa tregoi nëse marrëveshja me Gakpon do të ndikojë në një rinovim të mundshëm të kontratës së Roberto Firminos.
“Ky është diskutimi që e kemi në dhomën e bordit. Ne e dimë se çfarë dëshirojmë të bëjmë, ne do të shohim nëse mund ta bëjmë atë gjë”, tha Klopp.
Për ndikimin e transferimit të Gakpos në marrëveshjen për rinovim të kontratës së Firminos, Klopp tha:
“Jo, jo nga unë. Ju duhet që ta pyesni Firminon për atë gjë”.

Back to top button