Klubit nga Novi Pazari i lejohet kalimi transit nëpër Kosovë drejt Maqedonisë së Veriut

Policia ka njoftuar përmes pikës kufitare në Bërnjak, një klub i boksierëve nga Novi Pazari janë lejuar të kalojnë transit nëpër Kosovë drejt Maqedonisë së Veriut.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i policisë anëtarët e klubit nga Novi Pazari I kanë plotësuar kushtet me dokumentacionin përkatës për kalimin e kufirit shtetëror.

“Autoritetet kompetente të RKS-së, pas shqyrtimit dhe trajtimit të lëvizjes transite përmes Republikës së Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut, të njëjtëve u kanë mundësuar/lejuar qarkullimin transit”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button