KMDLNj alarmon: Fushata zgjedhore, Wuhani i Kosovës


Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në Kosovë ka eskaluar dhe po paraqet rrezik serioz për shëndetin publik dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Kështu ka vlerësuar KMDLNJ, e cila fushatën e partive politike e ka quajtur si “Wuhani i Kosovës për përhapje të COVID-19.

KMDLNj propozon që gjobat të shqiptohen në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat anticovid ndërkaq ato që iu shqiptohen subjekteve politike duhet të jenë kapitale.

Sipas KMDLNj-së, mjetet që inkasohen nga këto gjoba duhet të shkojnë në një fond të veçantë për familjet me gjendje të rënduar ekonomike dhe ato familje që kanë anëtarë të familjes që kanë vdekur nga Covid -19.

KMDLNj fton të gjitha subjektet politike që janë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe t’i respektojnë masat antiCovid dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

KMDLNj vlerëson se pas përfundimit të zgjedhjeve do të rriten rastet e infektimit me Covid -19 sikur edhe numri i viktimave./21Media

Back to top button