Knaus: Letra e Macron, Scholz dhe Melonit iu dërgua Kurtit para letrës së Gërvallës

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, tha se letra e Macron, Scholz dhe e Melonit për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i është dërguar kryeministrit Albin Kurti, para letrës së sotme të Qeverisë së Kosovës drejtuar Këshillit të Evropës.
Sipas Knaus se letra kishte për qëllim të tregonte rrugën më të mirë të zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kjo letër është dërguar para letrës së sotme nga qeveria e Kosovës, duke ofruar rrugën më të mirë drejt zgjidhjes së çështjes së Asociacionit njëherë e përgjithmonë këtë maj. Është e qartë se çdo draft-statut i Asociacionit duhet të plotësojë kriteret e Këshillit të Evropës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson ato dhe mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, shkroi ai në platformën X,
Derisa shtoi se nuk duhet të plotësohet kërkesa e Serbisë për Asociacionin.
“Ideja në Beograd që Serbia duhet të miratojë çdo Asociacion do t’i jepte Serbisë një veto për përparimin e Kosovës dhe thjesht do të siguronte që asgjë nuk do të ndodhë kurrë. Gjë që natyrisht është ajo që liderët serbë thonë se duan: Kosova “kurrë nuk duhet të anëtarësohet” në Këshillin e Evropës”, tha ai.
🇽🇰🇪🇺
This letter was sent before today’s letter by the Kosovo government, offering the best way towards resolving the ASM issue once and for all this May.
Clearly, any ASM must meet the criteria of the @coe. What Kosovo offered today does meet them and can be sent to the… https://t.co/0iDK9FijgD
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 16, 2024