Knaus zbulon “planin” evropian kundër Kosovës në KiE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde sot gjatë ditës tha se Gjermania e përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit në Bashkmin Evropian.

Pas kësaj reagoi Gerald Knaus nga “ESI”.

Ai tha se testi për një gjë të tillë do të jetë në javën e ardhshme, kur edhe do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës .

Knaus tha se aktualisht Gjermania, Italia dhe Franca planifikojnë “Veto” në Komitet të Ministrave e që do të ishte një zmbrapsje diplomatike, duke qenë se 82 % të deputetëve të Asamblesë

Parlamentare kanë votuar “PRO” që Kosova të jetë anëtare e KiE.

“Do të ishte fiasko diplomatike. Pas kësaj, përse t’i besohet drejtësisë së anëtarëve të BE-së, pavarësisht meritave?”, shkroi ai

“Javën tjetër është testi. A do të dështoj Gjermania?”, shtoi Knaus.

Ai shtoi se gjitha kjo do të ishte një Waterloo diplomatike dhe rënie të besimit në drejtësinë e BE-së./21Media

Back to top button