Koalicionet e ndara në ditën e zgjedhjeve

Koalicionet pritet t’i bashkojë është festa ose komentimi i rezultateve në mbrëmje

Premtimet e pa koordinuara dhe daljen si të ndara nëpër fushatë, subjektet politike që janë në koalicion, do ta vazhdojnë edhe në ditën e zgjedhjeve. Ato nuk kanë bërë shtabe të përbashkëta zgjedhore, por të gjitha ato që duan t’i thonë, do ta bëjnë nëpër zyrat e veta. E vetmja që pritet t’i bashkojë është festa ose komentimi i rezultateve në mbrëmje.

Përfaqësuesit e subjekteve politike kanë thënë se të gjitha deklaratat për ecurinë e procesit zgjedhor do t’i mbajnë të ndara si parti.

Sekretari ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj, duke qenë i bindur që koalicioni PAN do të jetë koalicioni fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ka deklaruar se për shkak të efikasitetit në ditën e zgjedhjeve,  partnerët do të funksionojnë si të veçantë, mirëpo për kumtimin e rezultateve preliminare të votave do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Këtë zgjidhje e kanë parë si rrugën më të mirë edhe koalicioni tjetër, LDK-AKR-Alternativa. Sipas shefit të shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacolli, Aleanca Kosova e Re në prononcime do të paraqitet e vetme, në rast se ka ndonjë parregullsi që e dëmton AKR-në.

Ndërsa, këshilltarja për komunikim e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nejla Bejta tha se të gjitha paraqitjet publike gjatë ditës së 11 qershorit do t’i mbajnë në mënyrë të ndarë secili shtab zgjedhor. Bejta ka thënë se komunikimin e rezultateve përfundimtare do t’i mbajnë së bashku i gjithë koalicioni në shtabin zgjedhor të LDK-së.

Kurse, koalicioni PDK-AAK-Nisma, ende nuk ka vendosur se ku do ta mbajë konferencën e përbashkët për t’i shpalosur rezultatet përfundimtare, edhe pse si opsion i shohin zyrat e shtabeve zgjedhore.

As koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe as koalicioni LDK-AKR-Alternativa, nuk kanë vendosur se ku do të festojnë në rast se dalin fitues në këto zgjedhje.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje është ajo e cila sheshet e kryeqytetit të Prishtinës i sheh si zgjidhjen më të mirë për të festuar në rast se dalin fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Back to top button