Koalicioni bëhet Aleanca për Shqiptarët?
Sa i bashkoi “shqipja” dikur, aq po del se po i ndan sot
Vesel Memedi nuk po fol të njëjtat gjera sikur Ziadin Sela.
Lideri i LR PDSH-së tha dje se Aleanca për Shqiptarët, ku bëjnë pjesë edhe RDK-ja dhe Uniteti, do të shkrihet në një parti të vetme.
Por Memedi, thotë se ky propozim, është grackë e opozitës e gatuar para zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Ai tha se RDK-ja mbetet në Aleancën për Shqiptarët, ndërsa largimin eventual të LR-PDSH-së e quan si jo të sinqertë dhe jokorrekte.
“Ne u dëshirojmë sukses, secilit subjekt politik duke përfshi edhe LR-PDSH, për shtrirjen dhe zgjerimin e tyre ,por nuk është e sinqertë dhe korrekte, dhe as partneritet i mirë nëse tenton të shkrish miqtë dhe bashkëmendimtarët e këtij rrugëtimi 2 vjeçar…(Ideja për shkrirjen është e Fadil Zendelit…)”, tha Vesel Memedi, Kryetar i RDK-së.
Deputeti i koalicionit Rilindja me Besë, Fadil Zendeli reagoi menjëherë, dhe tha se nuk ndjehet fajtor për dështimin e përpjekjes së bashkimit të bllokut opozitar. Memedit ia ktheu në të njëjtën mënbyrë, duke e bërë atë fajtor për mos unifikimin e opozitës shqiptare.
“Vesel Memedi është personi më përgjegjës I cili pengoi me të gjitha mjetet e veta dhe me ndihmën e partisë në pushtet BDI-në të cilën ky person e kishte të gjithë ndihmën e gjithanshme institucionale për ta realizuar misionin e vet, a ky mission kishte të bën me mos unifikimin e faktorit politik shqiptarë”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.
Në Kuvendin e djeshëm të LR-PDSH-së, Ziadin Sela tha se janë duke zhvilluar bisedime që tre subjektet politike që përbëjnë “Aleancën për Shqiptarët” të shkrihen në një parti. Sipas tij kjo punë është dashur të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve, por problemi ishte te Vesel Memedi.
“Ka kërkuar zotëri Memedi që deri në shkurt të mbaj kongresin që janë çështje të brendshme që ata kanë me vulat e nuk e di pse. Shkurti kaloi dhe unë gjithë paraqitjet e mia publike kam qenë për krijimin e koalicionit qeverisës në një subjekt politik që do quhet Aleanca për Shqiptarët”, u shpreh Ziadin Sela, Kryetar i LR-PDSH-së.
Kreu i RDK-së, Vesel Memedi tha se acarimi i raproteve me LR-PDSH-në vjen si pasojë e parimeve për atë se si duhet të funksionojë “Aleanca për Shqiptarët”. Ndërkohë nga partia Uniteti e Gëzim Ostrenit, thanë se e mbështesin unifikimin e koalicionit të “Aleancës për Shqiptarët” në një parti politike./21Media