Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoxhaj: Ne nuk duam ta mbrojmë Amerikën nga Kurti, por Kosovën

(Lajm i përditësur)

Hoxhaj: Ne nuk duam ta mbrojmë Amerikën nga Kurti, por Kosovën

Enver Hoxhaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme nuk janë për dallime personale, por për përballje me, siç tha ai, konceptin politik të kryeministrit Albin Kurti.

Në një deklaratë publike, Hoxhaj tha se çështja kryesore nuk lidhet me individë apo marrëdhënie personale, por me drejtimin politik të shtetit.

“Ne nuk duam ta mbrojmë Amerikën nga Kurti, por ne duam ta mbrojmë Kosovën nga Kurti. Ky është tema kryesore e këtyre zgjedhjeve, jo për shkak të dallimeve personale, por për shkak të konceptit të tij politik që ka paraqitur rrezik”, u shpreh ai.

Ai shtoi se, sipas tij, zgjedhjet janë vendimtare për të ardhmen institucionale dhe politike të vendit.

Koalicioni PDK–AAK në tavolinë? Hoxhaj flet për takime

Enver Hoxhaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se ka qenë publikisht në mbështetje të një koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së.

Hoxhaj tha se janë zhvilluar takime në këtë drejtim, por jo në mënyrë të mirëfilltë për një marrëveshje konkrete.

“Unë kam qenë publikisht në mbështetje për një koalicion PDK–AAK, kemi pasur takime por jo në mënyrë të mirëfilltë, se përndryshe do të prodhonte diçka tjetër”, tha ai.


”E kemi pernime”, Hoxhaj: Nuk do të lëmë gur pa lëvizur për të udhëhequr qeverinë e ardhshme

Enver Hoxhaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka kritikuar Albin Kurtin duke thënë se mënyra se si janë ofruar pozitat institucionale tregon trajtim të padrejtë ndaj Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas Hoxhajt, ofertat e kufizuara për PDK-në krahasuar me partitë e tjera tregojnë, siç tha ai, një qasje diskriminuese në ndarjen e pozitave.

“Fakti që Kurti ia ofroi pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe disa zëvendëskryeministra dhe disa pozita, ndërsa neve na ofroi vetëm pozitën e kryetarit të Kuvendit që zgjidhet me vota të deputetëve, kjo tregon se Kurti e trajtoi PDK-në si Listën Serbe”, tha ai.

Hoxhaj bëri thirrje për mobilizim në zgjedhjet e 7 qershorit, duke ftuar mbështetësit e PDK-së dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së që, sipas tij, besojnë në projektin politik të partisë.

“Ftoj secilin që i beson PDK-së, secilin që ka qenë në UÇK dhe beson në projektin kombëtar politik të PDK-së, të mobilizohemi në zgjedhjet e 7 qershorit. Do të jemi unik, do ta bëjmë betejën, e kemi fort pernime dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme”, u shpreh Hoxhaj.


“S’i marr seriozisht këta që kanë qenë staf i Kurtit”, Hoxhaj i reagon PDS-së

Enver Hoxhaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka thënë se nuk i merr ”seriozisht ata që kanë qenë staf i Kurtit”, duke iu referuar deklaratave të kretarit të PSD-së Dardan Molliqajt.

Tutje Hoxhaj shtoi se nuk humb kohë me qëndrime të tilla politike dhe as me partitë e tjera.

“Ata që kanë qenë staf i Albin Kurtit kudo që janë nuk i marr seriozisht dhe nuk humbi kohë për qëndrime politike as partitë tjera politike, të mëdha e të vogla. Ata që ia kanë mundësuar Albin Kurtit me ardh në pushtet, s’më merr mendja që sot në 2026 unë t’i kem temë, nuk janë temë”, u shpreh Hoxhaj.


“Nëse një shoqëri voton 50% për një njeri që nuk i tutet ligjit, votës, as Zotit, përsëri na çon në zgjedhje”, Hoxhaj

Enver Hoxhaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se mënyra si voton elektorati në Kosovë lidhet drejtpërdrejt me drejtimin afatgjatë të shoqërisë dhe modelin politik që ajo zgjedh.

Ai përmendi edhe mandatet e disa figurave politike historike në vend, duke theksuar se ndryshimet politike në Kosovë kanë ardhur përmes cikleve të qarta zgjedhore.

“Këto zgjedhje nuk janë për platforma zgjedhore por janë për koncept politik dhe koncept shoqëror sepse nëse një shoqëri voton 50% dhe kanë një njeri që nuk i tutet ligjit, as Kushtetutës, as votës, as Zotit, përsëri na çon në zgjedhje,” tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Shkojmë në zgjedhje për ta mbrojtur shtetin dhe demokracinë nga brenda

Enver Hoxhaj ka deklaruar se qëllimi i pjesëmarrjes në zgjedhje është mbrojtja e institucioneve dhe rendit demokratik në vend.

“Ne shkojmë në zgjedhje për ta mbrojtur shtetin tonë nga brenda, për ta mbrojtur rendin kushtetues nga brenda, shkojmë në zgjedhje për ta mbrojtur demokracinë”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Vjosa Osmani për 5 vjet i ka shërbyer Kurtit për ta “grryer” rendin kushtetues

Enver Hoxhaj ka hedhur kritika të forta ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke i akuzuar për, siç tha ai, mungesë reagimi ndaj çështjeve kushtetuese.

Në një deklaratë publike, Hoxhaj tha se Osmani gjatë mandatit të saj nuk ka reaguar ndaj veprimeve të Qeverisë.

“Vjosa Osmani ka qenë presidente për 5 vjet, i ka shërbyer Kurtit për ta gërryer dhe për ta rrënuar rendin kushtetues. Osmani s’e ka hapur gojën asnjëherë karshi shkeljeve kushtetuese të Kurtit”, u shpreh Hoxhaj.


Hoxhaj paralajmëron ”rreziqe për vendin nëse mbështetja për Kurtin përsëritet më 7 qershor”

Hoxhaj: Nëse votohet ngjashëm më 7 qershor, Kosova rrezikon dëm të madh politik

Enver Hoxhaj i PDK-së në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se qëndrimi i tij ndaj Albin Kurtit nuk lidhet me rezultatin zgjedhor, por me mënyrën e qeverisjes dhe konceptin politik.

Hoxhaj tha se kishte kërkuar debat publik me Kurtin që në vitin 2021.

“Unë në 2021 i kam kërkuar Kurtit debat. Nuk kam problem me faktin që i ka fituar zgjedhjet, por kam problem me konceptin politik të tij”, deklaroi ai.

Hoxhaj shtoi se ka shqetësime për pasojat politike nëse mbështetja për Kurtin përsëritet edhe më 7 qershor, duke paralajmëruar për rreziqe të mundshme për vendin.

“Kam frikë se nëse më 7 qershor votohet ngjashëm, mendoj që dëmi dhe rreziku politik që i ndodh Kosovës është shumë i madh”, tha Hoxhaj.


Hoxhaj: Nuk ka beteja të brendshme në PDK

Enver Hoxhaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kandidati i partisë së tyre per kyreminister, Bedri Hamza, përfaqëson zgjedhjen më të mirë brenda Partisë Demokratike të Kosovës në situatën aktuale politike.

Hoxhaj tha se në parti nuk ka beteja të brendshme dhe se fokusi nuk është përballja individuale politike.

“Nuk kemi beteja të brendshme dhe nuk kemi pasur asnjëherë. Beteja jonë nuk është me Kurtin, por me konceptin e tij politik dhe me shembullin e tij politik”, tha ai.

Duke folur për rreziqet politike, Hoxhaj shtoi se shqetësimi i tij lidhet me stabilitetin afatgjatë të vendit.

“Frika ime është se si mund të ndodh më e keqja. Deri në 1999 e keqja ka ardhur nga jashtë, herët a vonë e keqja mund të vijë nga brenda”, u shpreh Hoxhaj.


Hoxhaj me kritika për Kurtin: Le ta harrojë kushdo që hyj në sallë për t’ia bërë forumin

Enver Hoxhaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës do t’i kundërshtojë çdo përpjekjeje të Albin Kurtit që, sipas tij, synon kapjen e shtetit dhe rrëzimin e rendit kushtetues.

Tutje Hoxhaj tha se ai nuk do të bëhet pjesë e asnjë skenari që, sipas tij, cenon funksionimin demokratik të institucioneve.

“Ne do t’i themi çdo herë jo përpjekjes së Kurtit për ta kapur shtetin dhe për ta rrëzuar rendin kushtetues. Le ta harrojë dikush që unë hyj në sallë për t’ia bërë forumin për ta marrë në kontroll shtetin”, deklaroi Hoxhaj.


Hoxhaj: Më 7 qershori qytetarët le të vendosin nëse nuk duan filmin e njëjtë

Enver Hoxhaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka akuzuar Albin Kurti për shkelje të rendit institucional dhe politik në Kosovë, duke thënë se proceset shtetërore janë menaxhuar në mënyrë të gabuar.

Në deklaratën e tij në emisionin “Click” në RTV21, Hoxhaj tha se fillimisht duhej të zgjidhej kryetari i Kuvendit dhe të formoheshin institucionet, e vetëm më pas të procedoheshin marrëveshjet ndërkombëtare.

“Nëse Kurti do të ishte serioz, fillimisht do ta zgjidhte kryetarin e Kuvendit, qeverinë dhe pastaj t’i nënshkruante marrëveshjet ndërkombëtare. Ai bëri të kundërtën, së pari e zgjodhi qeverinë”, deklaroi Hoxhaj.

Ai shtoi se PDK-së i ishte ofruar posti i kryetarit të Kuvendit, por sipas tij, partia nuk është e interesuar për poste politike pa një marrëveshje më të gjerë për funksionimin e institucioneve.

“Na thanë merreni pozitën e kryetarit të Kuvendit, por neve nuk na duhet asgjë ai post. Nëse qytetarët nuk duan ta shohin më të njëjtin film, duhet të mendojnë ndryshe”, u shpreh Hoxhaj.


Hoxhaj: PDK e vetmja opozitë reale, partitë tjera janë bërë “staf i Kurtit”

Enver Hoxhaj në ”Click” të RTV21 ka hedhur kritika të ndaj partive opozitare në Kosovë, duke deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja forcë reale opozitare përballë kryeministrit Albin Kurti.

Hoxhaj tha se partitë e tjera opozitare, me përjashtim të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë bashkëpunuar me Kurtin dhe nuk dallohen më nga pushteti aktual.

“PDK është partia e vetme opozitare. Këta të tjerët nëpër partitë politike janë vetëm staf i Kurtit, pasi kanë bashkëpunuar me të. Përveç AAK-së, nuk po dallohen më se me kë kanë qenë”, deklaroi Hoxhaj.

Ai shtoi se PDK-ja synon të paraqitet para qytetarëve si alternativa kryesore për ndryshim politik dhe për rikthimin e stabilitetit institucional në vend.


Hoxhaj: PDK hyn në zgjedhje për ta larguar Kurtin 

Enver Hoxhaj ka deklaruar se qëllimi kryesor i Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit është largimi i kryeministrit Albin Kurti nga pushteti.

Hoxhaj tha se PDK-ja e sheh veten si forcë shtetformuese dhe pjesë të themeleve të shtetit të Kosovës.

“Ne shkojmë në zgjedhje për ta larguar Albin Kurtin. PDK qëndron në themelet e këtij vendi”, deklaroi Hoxhaj.

Ai theksoi se partia e tij synon të rikthejë stabilitetin politik dhe fokusin tek zhvillimi ekonomik, duke kritikuar qasjen aktuale të qeverisë ndaj proceseve politike në vend.


Hoxhaj: PDK ka listën më të mirë dhe projekt për qeverisjen pas 7 qershorit

Enver Hoxhaj ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës hyn në zgjedhjet e 7 qershorit me “listën më të mirë” që, sipas tij, ka pasur ndonjë subjekt politik në vend.

Në emisionin “Click” në RTV21, Hoxhaj tha se PDK nuk po garon vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje, por me një projekt të qartë politik për qeverisjen e vendit pas procesit zgjedhor.

“Lista jonë është më e mira që ka një subjekt politik, bazuar në atë që duhet të ndodhë në këtë vend edhe pas 7 qershorit. Ne nuk shkojmë në zgjedhje vetëm për të mbetur në zgjedhje, por për atë se çfarë do të ndodhë më pas”, deklaroi ai.

Sipas Hoxhajt, ekonomia mbetet sfida kryesore e Kosovës, ndërsa bartësi i listës së PDK-së, sipas tij, përfaqëson adresën kryesore për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe zhvillimore.

Ai shtoi se lista e PDK-së përfshin njerëz nga fusha të ndryshme profesionale dhe nuk është një listë që aktivizohet vetëm çdo katër vjet për zgjedhje, por pjesë e një projekti afatgjatë politik.

“PDK është më shumë sesa një parti politike”, u shpreh Hoxhaj.


”Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve të pafundme”, Hoxhaj: 7 qershori vendimtar për shtetin

Enver Hoxhaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka reaguar ndaj situatës politike në vend, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e fut Kosovën në një cikël të pandërprerë zgjedhjesh dhe krizash institucionale.

Hoxhaj deklaroi se zgjedhjet e 7 qershorit janë ndër më të rëndësishmet për të ardhmen politike të vendit, duke theksuar se problemi nuk lidhet me listat zgjedhore, por me mungesën e stabilitetit politik.

“Kurti është duke e bartur vendin nga zgjedhjet në zgjedhje. Kam frikë se ideja e tij për zgjedhje permanente do ta përcjellë Kosovën edhe gjatë vitit 2026”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se zhvillimet e 26 dhe 27 prillit nuk ishin proces normal demokratik për zgjedhjen e presidentit, por, sipas tij, një përpjekje për “ta përmbysur kushtetutën”.

Hoxhaj theksoi se qytetarët më 7 qershor do të vendosin jo vetëm për një qeveri të re, por edhe për drejtimin institucional dhe demokratik të Kosovës./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button