
Koalicioni për Familjen i anulon aktivitetet e fushatës për sot
Koalicioni për Familjen ka njoftuar se i ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore për sot. Kjo për shkak të rastit tragjik që ndodhi dje në Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e shembjes
Koalicioni për Familjen ka njoftuar se i ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore për sot.
Kjo për shkak të rastit tragjik që ndodhi dje në Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e shembjes së një objekti, vdiqën tre fëmijë.
Njoftimin e bëri njëri nga udhëheqësit e këtij koalicioni, Visar Korenica.
“Mbrëmë fshati Jabllanicë dhe e gjithë Kosova u trondit nga një humbje e rëndë, duke i lënë zemrat tona të mbushura me dhimbje. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e tre djemve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim në këto momente të vështira. Për sot, Koalicioni për Familjen ndërpret çdo aktivitet të planifikuar në teren. Ftojmë organet e rendit të zbardhin rastin e vdekjes së tyre në një shtëpi të pabanuar ku si pasojë e shembjes kanë pësuar tragjikisht.”, ka shkruar Korenica.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






