Koalicioni “Për Familjen” sonte me fushatë zgjedhore në Pejë

Koalicioni “Për familjen” do ta hapë sot zyrtarisht fushatën në Pejë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se tubimi do të mbahet në sallën e hotelit Dukagjini, duke filluar nga ora 18:30, ku do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve nga kjo zonë.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme dhe t’i bashkoheni programit tonë për një të ardhme më të mirë për familjet!”, thuhet mes tjerash në njoftim.