RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet Forumi Intelektual Europa 2030
🇽🇰 Kosova

​Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet Forumi Intelektual Europa 2030

“Forumi Intelektual Europa 2030”, sot (e enjte) ka nënshkruar marrëveshjen me të cilën i është bashkuar koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate (NS). Ky koalicion

nga B G15 shkurt 202415 shkurt 2024

“Forumi Intelektual Europa 2030”, sot (e enjte) ka nënshkruar marrëveshjen me të cilën i është bashkuar koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate (NS).

Ky koalicion është ndryshe dhe i pazakonshëm tha në konferencë për media, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai theksoi se ky forum përfaqësohet nga shumë ekspertë, profesorë e të tjerë që sipas tij kanë vërtetë jetë të ndritshme, jo vetëm në profesionin e tyre por edhe në angazhimet për vend e liri.

“Është një ngjarje ndryshe nga të gjitha të tjerat në jetën tonë politike. Pra, është një koalicion i ri ndryshe, i pa zakonshëm…Koalicionit Aleanca dhe Nisma i bashkohet ‘Forumi Intelektual Europa 2030’.Ky forum i intelektualëve i përfaqësuar sot prej shumë ekspertëve të zot, profesorëve, atyre që kanë vërtete jetë të ndritshme jo vetëm në profesionin e tyre por edhe në angazhimet për vend për vend e liri e procese të tjera të cilat kemi kaluar…Sot askush nuk duhet të qëndrojë vëzhgues në këto procese kaq serioze. Bashkimi ynë politik është i ynë i gjithë neve që të jeni bashkë por edhe i gjithë tjerëve”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e konsideroi të rëndësishëm faktin që sot këtij koalicioni po i bashkohen intelektualë anë e kënd Kosovës.

Ai tha se me këtë nënshkrim të marrëveshjes, profesorë e ekspertë të shqetësuar me gjendjen aktuale në vend, vendosën që mos t’i kthejnë shpinën gjithë asaj që po ndodhë në Kosovë nga udhëheqja e qeverisë aktuale.

Limaj potencoi se ky koalicion do të jetë një alternativë serioze dhe e fuqishme të cilën po e presin qytetarët, për çka shtoi se po ndërtojnë një front në shërbim të Kosovës.

“Proklamimi jonë i një bashkimi të madh të një fronti të madh opozitar po merr formë, po merr kuptim. Është e rëndësishme që sot po i bashkohen intelektualë anë e kënd Kosovës profesorë të fushave të ndryshme, ekspertë të cilët kanë vendosur për të mos qëndruar vëzhgues të gjitha zhvillimeve në vend, mos t’ia kthejnë shpinën të gjitha asaj që po ndodhin në vendin tonë, të shqetësuar me gjendjen aktuale në vend, të gjithë bashkë po zgjerohemi…këtë front opozitar, besoj që përveçse për ne është një lajm i madh edhe për vendin…Kjo do të jetë një alternativë serioze e fuqishme, një opozitë të cilën e presin qytetarët e Kosovës. Nga sot ne jemi edhe më të fuqishëm, më të pasuruar më të bashkuar edhe me të zgjeruar në këtë betejë të madhe për Kosovën. Ne po ndërtojmë një front në shërbim të Kosovës, të qytetarëve të saj”, tha Limaj.

Ndërkaq, kryetari i “Forumit Intelektual Europa 2030”, Artan Nimani tha se qëllimi i bashkimit të këtij koalicioni është që edhe pjesa akademike e intelektuale të jetë aktive në jetën publike e politike.

Nimani theksoi se si forum janë organizuar me qëllimin për të shprehur qëndrimet, opinionet, mendimet, analizat e vlerësimet e tyre, duke shtuar se më këtë vendim do të mund t’i involvojnë edhe në jetën politike.

“Ne si forum jemi organizuar me qëllimin më të mirë që të shprehim qëndrimet, opinionet, mendimet, analizat, hulumtimet, vlerësimet tona, por shumicën e kohës së këtij aktiviteti tonë na e kanë marrë çështjet politike. Gjatë gjithë kohës temë debati ishin temat politike dhe jo temat për çka realisht ishin iniciuar për tu themeluar. Atëherë vendosëm që të jemi aktiv jo vetëm të flasim, të jemi aktiv në jetën publike, në jetën politike në vend. Dua t’i falënderoj edhe njëherë për mundësinë dhe hapësirën e krijuar…Besoj që angazhimi jonë i përbashkët, kontributi që në start për shkak se edhe në pjesëmarrjen në komisionet e caktuara, edhe në pjesëmarrjen hartimit të planit zgjedhor, jemi mirë me kohën. Dhe kjo është qëllimi që të jemi sa më herët të orientuar drejtë një programi vërtetë fitues, i cili do të na sjellë edhe ne na bën të ndihemi komod në ambientet e punës”, theksoi Nimani.

Kujtojmë se para rreth një muaji, partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate (NS) kanë nënshkruar koalicionin e tyre parazgjedhor.

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
LAJMI TJETËR →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

30 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

32 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

32 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

41 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë