Koci autorizohet si avokat i policit që u suspendua për pjesëmarrje në tubim politik: Fotografia u falsifikua

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se ka marrë nën mbrojtjen e tij, rreshterin në kuadër të hetimeve për Krime Ekonomike në Prishtinë, Idriz Gashin i cili u suspendua pas raportimeve në media se ka marrë pjesë në një tubim politik të PDK-së në Skenderaj.
Koci ka thënë se klienti i tij nuk ka qenë pjesë e këtij tubimi dhe se i njëjti ka prova materiale.
“Nëse ka një hetues në polici për të cilin kam mendim të mirë si profesionist dhe njeri i ndershëm, ai është Idriz Gashi. Prej dje, ai është i suspenduar! Suspendimi është një hap procedurial fillestar, dhe Idriz Gashi ka të drejtën e tij për të paraqitur faktet dhe mbrojtjen. Organet kompetente duhet ta trajtojnë rastin me paanshmëri dhe profesionalizëm. Sa i përket pretendimeve për pjesëmarrjen e tij në një tubim politik, dua të sqaroj se fotoja e publikuar është FALSIFIKUAR! Hetuesi policor Idriz Gashi NUK KA QENË pjesë e tubimit të një partie politike në fshatin Rrezallë! Për këtë, klienti i im ka prova materiale! Prandaj, sot jam autorizuar të përpiloj dhe dorëzoj KALLËZIMIN PENAL për falsifikimin e fotos.”, ka shkruar Koci në Facebook.
Sipas tij ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur integritetin e një zyrtari dhe për të dërguar një mesazh të qartë:” drejtësia nuk do të tolerojë manipulime të tilla. Le të shërbejë ky rast si një m për forcimin e ligjit dhe mbrojtjen e institucioneve tona. “E vërteta gjithmonë del në dritë, por kërkon guxim dhe drejtësi””, ka shkruar Koci në Facebook.
Ai ka shtuar se shpreson që ky suspendimi i Idriz Gashit të mos dekurajojë hetuesit e tjerë në ndjekjen e rasteve penale ndërsa sipas tij në anën tjetër, ky rast duket si një përpjekje e hapur për delegjitimimin e institucioneve shtetërore./21Media