Koci tregon se është marrë strishoja nga goja e nënës së Hajrizit

Arianit Koci, i autorizuar nga familja për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit nga Serbia, ka njoftuar se është dhënë strishoja e gojës së nënës së Hajrizit. Ai njoftuar se posa të kryhet analiza, “nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi”.
Koci njoftoi se gjithçka ka shkuar sipas planit.
“Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mosavoka lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos”, ka shkruar Koci në Facebook.
Kërkesën e autoriteteve serbe që nënës së Faton Hajrizit t’i merrej pështyma, Koci e kishte cilësuar të çuditshme dhe të dyshimtë.
Koci ka qëndruar ditë më parë në stacionin policor në Lloznicë të Serbisë, pranë vendit ku thuhet se ishte vrarë polici serb.
Ai ka qenë edhe në morg.