Kodraliu: Kërkuam 30 ditë paraburgim për Jevtiqin, po vlerësojmë provat dhe mundësinë e zgjerimit të hetimeve

Pa dhënë shumë detaje për shkak të ndjeshmërisë së rastit,  prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit të policit serb Bojan Jevtiq që u arrestua dje për spinazh.

Ai ka thënë që përveç fakteve që tashmë janë publikuar në media, për detaje shtesë aktualisht nuk mund të flitet.

“Kërkoj mirëkuptimin tuaj, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk do të japim më shumë informacione. Nga provat që do të ekzaminohen me prioritet nga organet kompetente, do të vlerësojmë se a do të zgjerojmë hetimet edhe ndaj të dyshuarve të tjerë apo edhe për vepra të tjera penale ndaj të dyshuarit aktual”, ka thënë ai para mediave.

“Sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Bojan Jevtiq, zyrtar policor i dyshuar për vepër pernale të spiunazhit, poashtu siç keni qenë të njoftuar edhe dje Prokuroria Speciale ka ndërmarrë një aksion të gjerë në komunën e Kamenicës respektivisht në shtëpinë e të pandehurit Bojan Jevtiq ku kemi siguruar prova të mjaftueshme, materiale dhe personale e në bazë të cilave kemi vërtetuar fuqishëm dyshimin bazuar që i njëjti është duke marrë me aktivitet të kundër ligjshëm”, ka thënë ai.

Back to top button