Koeman arsyeton formën e dobët të Barcelonës

Ronald Koeman tregoi që goli i hershëm i Granadas dhe burimet e limituara që ai i ka te Barcelona, nënkuptuan që ata nuk mund të luanin dhe duhej që të luftonin për barazim mbrëmë.
Që nga humbja 3:0 në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich, Barcelona mbrëmë regjistroi barazim me rezultat 1:1 kundër Granadas, ku heroi tek ”Blaugranët” ishte mbrojtësi Ronald Araujo, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 90’ të ndeshjes.
”Fillimi ynë jo i mirë na e bëri punën më të vështirë. Ishte një ndeshje me dy ose tre aksione në të cilat nuk u treguam të mirë, dhe më pas erdhi një harkim i mirë e pas tij edhe goli”, tha Koeman.
Sipas Koeman, Barcelona e sotme nuk është siç ishte para 8 vitesh.
Ndryshe, Barcelona nuk është duke treguar paraqitje të mira këtë sezon, ku në katër ndeshje të La Ligas, ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime, duke u pozicionuar në vendin e shtatë në tabelë me gjithsej tetë pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Back to top button