Koeman mbetet trajneri i Barcelonës

 

Presidenti i klubit të futbollit të Barcelonës, Joan Laporta, konfirmoi se holandezi Ronald Koeman do të jetë trajner i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm.

Vendimi për të mbajtur Koeman në stolin e katalanasve u mor nga Bordi i Drejtorëve të Barcelonës.

“Pas një mendimi të shkurtër, vendosëm të vazhdojmë me Ronald Koeman, i cili ka një kontratë të vlefshme. Ne patëm biseda të sinqerta dhe sjellja e trajnerit ishte e patëmetë. Gjetëm një zgjidhje për ndryshimet që ekzistonin. Menduam se çfarë është më e mira për Barcelona dhe ne të gjithë jemi të lumtur me këtë vendim,” tha Laporta.

Barcelona e përfundoi sezonin në La Liga e treta me Koeman në stol, por fitoi Kupën e Mbretit.

Back to top button