Koeman refuzon kërkesën e Barcelonës për pagesë më të ulët të shkarkimit

Trajneri holandez, Ronald Koeman, i cili u shkarkua nga Barcelona pas ecurisë jo të mirë të rezultateve po kërkon dëmshpërblim prej 12 milionë eurove nga Barcelona pas shkarkimit pak ditë më parë.
Një gazetar i afërt me Koeman, Lluis Canut, pretendon se kërkesa e Barcelonës që ai të marrë një pagesë më të ulët se 12 milionë euro është refuzuar nga trajneri holandez, njoftojnë mediat spanjolle.

‘Ai dëshiron të marrë deri në centin e fundit të tij. Janë 12 milionë, por dua të sqaroj se kjo nuk ka të bëjë me paratë e paguara në federatën holandeze [për ta nënshkruar]; këto ishin pesë milionë euro që Barcelona pagoi menjëherë’, tha ai për Sport.es.
Vendin e Koeman në krye të stolit te Barcelona pritet ta zë Xavi Hernandez.
Back to top button