Kolaj: Nuk është vepruar sa duhet nga institucionet për procesin në Hagë

Astrit Kolaj nga IKD, në emisionin “Click” të RTV21 tha se nga institucionet e Republikës së Kosovës nuk është vepruar sa duhet për procesin në Hagë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së. Ai shtoi se mbështetja për ta është vonë.

“Sot duhet të shpresojmë, çdo veprim tash e tutje është vetëm mbështetje morale, mbështetje të vërtetë, mbështetja për ta është vonë tashmë. Çdo veprim i institucioneve të Republikës së Kosovës do të jetë mbështetje morale, atëherë kur kanë mundur që të veprojnë që të mbështeten profesionalisht dhe të mbështeten në forma të ndryshme që të dëshmohet sa më fuqishëm pafajësia e tyre, nuk është vepruar aq sa duhet”, u shpreh ai./21Media

Back to top button