Kolaj: Protesta është e ligjshme, por duhet vlerësuar ndikimi në Procesin Gjyqësor

Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në emisionin “Click” të RTV21, ka komentuar protestën e veteranëve të UÇK-së kundër Gjykatës Speciale.

Ai tha se protesta është e kuptueshme dhe brenda kornizës demokratike, duke reflektuar pakënaqësinë në rritje të qytetarëve ndaj punës së Dhomave të Specializuara.

Megjithatë, Kolaj theksoi se duhet analizuar nëse protesta ndihmon apo dëmton pozitën e të akuzuarve për të cilët është organizuar.

”Ne e mirëkuptojmë një prostesë si kjo që është mbajtur sot për të kundërshtuar punën apo vet Gjykatën, kohën e fundit kemi një paknaqësi më të madhe qytetare lidhur me punën e kësaj Gjykate. Kjo protestë është brenda suazave demokratike të lejuar me ligj. Por duhet të shikohet se kjo protestë do të ju ndihmojë apo do të ju rëndoj procesin të akuzuarëve për të cilët kanë protestuar”, tha Kolaj./21Media

Back to top button