Kolegu i punëtorit që vdiq dje në Prishtinë humbi ndjenjat nga tronditja
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin që ndodhi të premten në Prishtinë, ku një punëtor vdiq në vendin e punës ndërsa një tjetër u raportua i lënduar. Por Policia ka thënë se kolegu i viktimës humbi ndjenjat nga tronditja dhe jo që kishte pësuar lëndime.
Sipas raportit policor, rasti është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Raportohet se në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime trupore dhe si pasojë ka vdekur, ndërsa kolegu i tij nga ngjarja që kishte pasur kishte humbur ndjenjat dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Trupin e pa jetë nga vendin i ngjarjes e ka tërhequr IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.