Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: Të zhgënjyer me dënimin ndaj Sejdiut

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po e konsideron si dënim meritor, vendimin për burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën. Por, njëjtë nuk e vlerëson edhe dënimin ndaj Arbër Sejdiut, me 15 vjet burgim.

Pas seancës gjyqësore, Bjeshkë Guri nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist tha se janë të zhgënjyer me dënimin ndaj Sejdiut.

“Ne e konsiderojmë si dënim meritor dënimin e Krivqës për burgim të përjetshëm. Në të njëjtën kohë jemi shumë të zhgënjyer me dënimin ndaj Arbër Sejdiut, i cili është konaideruar ai bashkëkryerës, por u dënua vetëm me 15 vjet. Mendojmë që është zhgënjyes edhe gjithashtu është dënim shumë i ultë, pasi që ai po konsiderohet si bashkëkryerës edhe do të ishte më meritor vendimi nëse atij do i shqiptuar një masë apo dënim shumë i gjatë”, tha ajo.

Guri shtoi se do të bëjnë presion për drejtësi dhe vendosjen për burgim meritor ndaj Arbër Sejdiut.

“Ne do të bëjmë apel dhe kemi për t’i shqyrtuar edhe me i moniroru gjykatat se çfarë do të ndërmarrin, pasiqë e kemi parë që është praktikë e gjykatave me dhënë dënimet minimale dhe do të jemi këtu për të bërë presion”, shtoi ajo.

Për vrasjen e Marigona Osmanit, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për veprën penale “vrasje e rëndë”. Ndërkaq, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.

Back to top button