Kollçaku: E mitura është abuzuar nga ata që do të duhej të kishte besim

Kollçaku ka thënë se abuzimi ndodhi në tri nivele

Me një numër të vogël të deputetëve të pranishëm në sallë ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga opozita, lidhur me rastin e abuzimit seksual të të miturës.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku e ka vlerësuar këtë rast të rëndë dhe shkelje flagrante të të drejtave. Sipas saj, viktima është abuzuar nga ata që do të duhej të kishte besim.

“Abuzimi filloi në shkollë dhe krimi vazhdoi në polici, duke vazhduar krimi dhe dhunini. Ndërsa, kur ndodhi abuzimi i tretë në një institucion provat që nuk kishte licencë dhe nuk kishte kushte për adaptim”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka shkelje në të tri nivelet.

Ajo ka thënë se ishin detyruar të thërrasin këtë seancë sepse nuk kishin informacione zyrtare nga Qeveria dhe ka shtuar se kjo stigmë duhet të luftohet nga institucionet dhe të jenë të fuqishëm në mbrojtje të tyre.

Në seancë të pranishëm janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi./21Media

Back to top button