Kolona dhe pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, mëngjesin e sotëm paraqitet e qetë me fluks minimal të automjeteve dhe pritje të shkurtra.

Megjithatë, disa pika kanë shënuar vonesa të lehta, veçanërisht për hyrje në vend.

Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me kolonë prej rreth 700 metrash, ndërsa për dalje pritjet janë vetëm 5 minuta.

Situatë e ngjashme raportohet edhe te Jarinje, ku për hyrje qytetarët presin mesatarisht 10-15 minuta, me kolonë prej 100 metrash.

Në pikat e tjera, përfshirë Merdar, Muçibabë, dhe Hani i Elezit, pritjet janë minimale, nga 5 deri në 10 minuta, si për hyrje, ashtu edhe për dalje.

Ndërkohë, për kamionët, fluksi është i papërfillshëm, me pritje vetëm 3-5 minuta në të gjitha pikat kufitare.

Back to top button