Kolona e pritje të gjata në kufi

Në këtë pasdite, në tri pika kufitare ka pritje dhe kolona të automjeteve.
Qendra për Menaxhim Kufitar, Departament i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se në pikën kufitare Muçibabë udhëtarët për të hyrë në Kosovë po presin deri në një orë. Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në gjysmë ore, ndërsa kolona ka edhe në pikën në Merdar, ku pritjet janë deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera të kalimit kufitar, nuk ka pritje të gjata./21Media

Back to top button