Kolshi: Pa u zgjedhur pesë nënkryetarët e Kuvendit nuk ka kryesi të re

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, në një intervistë për rtv21 ka vlerësuar se çdo mbledhje dhe çdo vendim që nxjerrë kryesia e Kuvendit në mungesë të zgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb nuk është ligjore dhe kushtetuese. Sipas tij, kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, duhe të ndjek procedurat në bazë të rregullorës së Kuvendit për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës.
‘’Në bazë të rregullores së Kuvendit aty thuhet qartë se Kryesia e Kuvendit përbëhet nga pesë nënkryetarët e Kuvendit dhe nuk thuhet që përbëhet nga katër nënkryetar kështu që pa u kompletuar numri prej pesë nëkryetarëve rrjedhimisht ne nuk kemi kryesi dhe se çdo mbledhje është kundër ligjore dhe kundër rregullorës së Kuvendit dhe kundër rregullimeve kushtetuese të cilat janë dhënë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Kolshi.
Ndërsa sa i përket procedurave për konstituimin e Kuvendit, Kolshi, ka dhënë sqarimet ligjore dhe kushtetuese se kur mund të konsiderohet i konstiuuar Kuvendi.
‘’Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka konstatuar qartë që Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e tij. Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar pa u zgjedhur kryetari dhe pesë nënkryetarët e tij, asnjë nënkryetar më pak e asnjë më shumë sesa pesë. Ky numër prej pesë nëkryetarëve duhet që ti përfshij tre nënkryetar të partive shqiptare dhe dy të komuniteteve, një nga komuniteteve të tjera dhe një nga komuniteti serb. Këta dy nënkryetar të komuniteteve duhet të propozohen me shkrim dhe të votohen në pako. Çdo pretendim tjetër është antikushtetuese. Pretendimi i kryetarit të tanishëm, Dimal Basha, është një pretendim i gabuar dhe që bie ndesh me kushtetutën për arsye se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit”, u shpreh ai.
Në rrethanat aktuale të cilat kryeparlamentari Basha e ka shpallur të konstituuar Kuvendit, hulumtuesi në IDK, Melos Kolashi, sugjeron presidenten që të mos ndërmarr hapa për formimin e Qeverisë së re.
“Ne nuk kemi një Kuvend të konstituar dhe rrjedhimisht nuk mund të procedohet tutje për ta formuar Qeverinë e re dhe për të rrjedhur afatet kushtetuese. Çdo procedim tutje për formimin e Qeverisë së re pa u konstituu Kuvendit është jo kushtetues. Pa u konstituu Kuvendi edhe presidentja duhet ta dij që nuk mund të procedohet tutje. Besojmë se Gjykata Kushtetuese e cila e ka rastin e gatshëm dhe thjeshtë i duhen disa ndryshime teknike të vogla ti bëjë nga akgjykimi i kaluar dhe që të dal me një vendim të saj, çoftë edhe me një mas të përkohshme dhe mandej të publikoj vendimin përfundimtar në mënyrë që ti hapet rruga procedimeve të reja që duhet të bëhen nga presidentja dhe nga kryetari i Kuvendit. “, tha Kolshi./RTV21/21Media