Komandant Malisheva pëson sulm kardiak në burg

Dardan Krasniqi, i cili është vëllai i Muhamet Krasniqit, apo i njohur si komandant Malisheva, ka bërë të ditur se ky i fundit ka pësuar një sulm kardiak në burg në Maqedoninë Veriore.
Krasniqi ka thënë se fal shokëve të tij, personelit të burgut dhe personelit mjekësor të Spitalit të Shkupit, komandant Malisheva e ka kaluar këtë sulm dhe gjendja e tij është stabile.
Sipas Krasniqit, komandant Malishevës i janë vendosur stendat pas sulmit që pësoi mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë se Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva është njëri nga të burgosurit e Grupit Kumanova./21Media

Back to top button