“Komandant Suprem, ju presim” – në veri shfaqen posterë të Vuçiqit, Policia flet për RTV21

Në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm janë shfaqur disa posterë me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këto postera ku shihet Vuçiq, shkruhet edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë në veri të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se po punojnë për ndriçimin e rastit.
“Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndar pamflete me foton e Kryetarit të Serbisë.
Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit është hap rasti Nxitje e Urrejtjes. Nuk kemi të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani për rtv21.tv./21Media
