Komandanti i KFOR-it pritet në RTV21

RTV 21 dhe KFOR vazhdojnë të jenë të përkushtuar për bashkëpunim të mirë

Komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario vizitoi Radio Televizionin 21. Në takimin njoftues, gjenerali D’Addario u prit nga Drejtori i Departamentit të Informacionit dhe Sportit, Eugen Saraçini me bashkëpunëtorë.

Gjenerali D’Addario u njoftua për punën e Radio Televizionit 21 dhe angazhimin e vazhdueshëm për informim korrekt dhe profesional të publikut dhe njëkohësisht për përkushtimin për vazhdim të bashkëpunimit të mirë me KFOR-in.

Përveç shkëmbimit të informatave dhe këndvështrimeve për situatën aktuale, edhe gjenerali D’Addario, nga ana e tij, falënderoi për mikpritje z. Saraçinin, dhe premtoi vazhdim të bashkëpunimit të mirë me RTV21.

Lorenzo D’Addario ka marrë detyrën e komandantit të KFOR-it, më 28 nëntor të këtij viti, kurse në Kosovë ka shërbyer edhe paraprakisht më 1999 dhe në periudhën 2003-2004. /21Media 

 

Back to top button