Kombëtaret që siguruan kualifikimin për në Botërorin “Katar 2022”

 
Kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” janë ende duke vazhduar, ku tanimë kemi mësuar disa nga emrat e kombëtareve të cilat kanë siguruar biletën për fazën e radhës së kësaj gare, e cila do të zhvillohet nga muaji dhjetor i vitit të ardhshëm.
Kombëtarja e Katarit ishte e para ajo që siguroi kualifikimin për në Botëror pasi që kishte fituar garën që të jetë nikoqire e këtij kampionati.
Kombëtarja e dytë që e siguroi kualifikimin nga faza e grupeve ishte Gjermania pas fitores kundër Maqedonisë së Veriut në muajin e kaluar, kështu duke u renditur në pozitën e parë në Grupin J.
Po ashtu, Danimarka siguroi kualifikimin në muajin tetor, pasi që siguroi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Austrisë, kështu duke e përforcuar më shumë pozitën e parë në Grupin F.
Brazili u bë kombëtarja e parë nga Amerika e Jugut që siguroi kualifikimin për në “Katar 2022” pas fitores 1:0 kundër Kolumbisë, kështu duke e mbajtur statusin si shteti i vetëm që arrin në kualifikime të çdo Kupe të Botës.
Belgjika u kualifikua si fituese e Grupit E, kurse Franca u konfirmua si fituese e Grupit D në po të njëjtën ditë. Kroacia u kualifikua si liderë e Grupit H, duke e mposhtur në ndeshjen finale Rusinë me rezultat minimal 1:0, ndërsa Spanja u kualifikua si liderë e Grupit B.
Ndërkaq, Serbia pasi e mposhti Portugalinë si mysafire, arriti që të ngjitet në pozitën e parë në Grupin A, duke siguruar kualifikimin tutje para kombëtares së Cristiano Ronaldos.
Më poshtë i gjeni të gjitha kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin tutje për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
1.Kombëtarja e Katarit – Data e kualifikimit 2 dhjetor 2010
2.Kombëtarja e Gjermanisë – Data e kualifikimit 11 tetor 2021
3.Kombëtarja e Danimarkës – Data e kualifikimit 12 tetor 2021
4.Kombëtarja e Brazilit – Data e kualifikimit 11 nëntor 2021
5.Kombëtarja e Belgjikës – Data e kualifikimit 13 nëntor 2021
6.Kombëtarja e Francës – Data e kualifikimit 13 nëntor 2021
7.Kombëtarja e Kroacisë – Data e kualifikimit 14 nëntor 2021
8.Kombëtarja e Spanjës – Data e kualifikimit 14 nëntor 2021
9.Kombëtarja e Serbisë – Data e kualifikimit 14 nëntor 2021
10.Kombëtarja e Anglisë – Data e kualifikimit 15 nëntor 2021
11.Kombëtarja e Zvicrës – Data e kualifikimit 15 nëntor 2021
12.Kombëtarja e Holandës – Data e kualifikimit 16 nëntor 2021
13.Kombëtarja e Argjentinës – Data e kualifikimit 16 nëntor 2021.

Back to top button