Kaloni te përmbajtja kryesore

Kombëtarja e Kosovës mëson nesër kundërshtarët e kualifikimeve për Botëror

Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur kombëtarja e Kosovës nesër në orën 11:00 mëson kundërshtarët e kualilifikimeve për Botëror.
”Rrugëtimi i Kosovës për në Kampionatin Botëror të vitit 2023 në hendboll fillon të enjten kur tërhiqet shorti i fazës së parë të kualifikimeve evropiane. Pas sukseseve në vitet e fundit, sidomos në ciklin e fundit kualifikues, Kombëtarja jonë do ta kërkojë suksesin në kualifikimet për Botëror. Kalimi i fazës së parë kualifikuese është synim fillestar. Kosova në kualifikimet për Evropianin e vitit të ardhshëm, kishte shënuar një fitore historike ndaj Rumanisë, ndërsa me rumunët morëm edhe një barazim. Po ashtu luajtëm dy ndeshje të forta me Malin e Zi”, është bërë e ditur në postimin e FHK-së.
Sipas Federatës, në fazën e parë kualifikuese do të marrin pjesë 16 ekipe kombëtare që nuk janë kualifikuar në Euro 2022. Pastaj do të formohen katër grupe me nga katër kombëtare, ndërsa dy të parët e secilit grup avancojnë në fazën tjetër kualifikuese./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button