Kombëtarja e Kosovës në Hendboll arrin në Porsuk Sport Salonu

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll, ka arritur në Porsuk Sport Salonu, ku nesër pritet të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Turqisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023 në hendboll.
“Jemi në Porsuk Sport Salonu, palestrën në Eskishehir, ku nesër zhvillohet ndeshja Turqi – Kosovë, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023 në hendboll. Kombëtarja jonë po e zhvillon stërvitjen e parë në Eskishehir, pas udhëtimit sot në mëngjes. Djemtë tanë e presin me optimizëm dhe besim ndeshjen me Turqinë. Synohet fillim i mbarë”, bëhet e ditur në njoftimin e Federatës.

Kosova bën pjesë në grupin e parë bashkë me Turqinë, Greqinë dhe Belgjikën ndërkaq, ndeshja Turqi – Kosovë zhvillohet me fillim prej orës 16:00./21Media

Back to top button