Kombëtarja e Kosovës në Hendboll nis stërvitjet para përballjes me Greqinë

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll ka nisur mbrëmë(2 janar) stërvitjet në Pallatin e Rinisë, pak para përballjës me Kombëtaren e Greqisë.
“E fillojmë vitin me stërvitje në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, aty ku të mërkurën mbrëma ju presim për të na përkrahur në ndeshjen me Greqinë“, thuhet në njoftim.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bujar Qerimi, si dhe kapiteni i skuadrës, Kastriot Jupa, shprehen se niveli i skuadrës është rritur, andaj do të tentojnë kualifikimin në Botërorin e vitit 2023.
“Na presin stërvitje të rëndësishme të hënën e të martën që në ndeshjen vendimtare të jemi në formë optimale. Me fitore hapim rrugën drejt kalimit në raundin e dytë të kualifikimeve për Botëror”, thuhet tutje.
Kosova takohet me Greqinë më 5 dhe 9 janar.
Ndeshja e radhës është Kosovë-Turqi, më 12 janar në Prishtinë, ndërsa cikli kualifikues përmbyllet me ndeshjen Belgjika-Kosova, që është më 15 janar./21Media

Back to top button