Kombinimi i shumë kimikaleve në pesticide dëmton bletët, thonë shkencëtarët

 
Pesticidet bujqësore që iu shiten bujqëve, të gatshme “të përziera me shumë përbërës kimikal”, mund të vrasin bletët në masë të madhe, thonë shkencëtarët.
Ata në këtë përfundim erdhën pas analizimit të 90 studimeve të bëra vite me radhë, të cilat i filluan pasi që numri i bletëve rreth botës filloi të bie në masë të madhe.
Shkencëtarët nga Universiteti iTeksasit, në Austin, nga çdo studim kanë analizuar ndikimin e ambientit në bletë, si të pesticideve dhe mënyrën e varfër të të ushqyerit të tyre.
Ata i shfrytëzuan këto të dhëna për të përcaktuar sasinë se si këto kombinime kanë ndikuar në polenizimin e këtyre insekteve.
Sipas tyre, një studim i bërë në vitin 2016 lidhur me bletët ka treguar se bimët e spërkatura me pesticide që kanë shumë kimikale të kombinuara në to, i vrasin kolonitë e bletëve më shpejtë se ato që nuk kanë të përziera shumë kimikale.
Kjo do të thotë se tek to shkakton vdekshmërinë deri në 40 për qind. Shkencëtarët thonë se kur licencohen formula të tilla, kimikale të ndryshme në pesticide, duhet të merret në konsideratë bashkëveprimi i tyre. Ata po ashtu thonë se kur formula të tilla licencohen, më nuk monitorohen. E vërteta është se ato po dëmtojnë bletët në masë të madhe.
Por shkencëtarët tani kanë edhe një lajm të mirë. Në anën tjetër, një studim i publikuar javë më parë tregon se bletët rreth botës janë duke zhvilluar aftësinë që të zhdukin parazitin shkatërrues të tyre që e marrin nga bimët, të quajtur varroa. Ky është një morr bimësh.
Tashmë dihet se bletët janë të organizuara për mbajtje të higjienës në zgjua, si psh për largim të larvave të infektuara. E tani në bazë të këtij studimi që zgjati 40 vite u bë e ditur se bletët angazhohen që të përshtaten kushteve, të heqin parazitët nga zgjoi i tyre.
Kjo ka habitur edhe bletarët, të cilët tani më nuk kanë nevojë t’i trajtojnë morrat e bimëve me kimikale.
Nga kjo u kuptua se bletët kanë aftësi t’i adaptohen kushteve të ndryshme, vetëm se u nevojitet kohë që të organizohen, andaj ekziston shpresa se numri i tyre do të rritet sërish./21Media

Back to top button