Kombinimi i varianteve Delta dhe Omicron cunami i rasteve të reja

Kombinimi i varianteve Delta dhe Omicron po shkakton një cunami të rrezikshëm të rasteve me Covid-19, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Fjalët e Tedros Adhanom Ghebreyesus erdhën pasi SHBA dhe vendet në të gjithë Evropën raportuan rekord të rasteve të reja, transmeton rtv21.v.
Franca raportoi shifrën më të lartë ditore të Evropës për të dytën ditë radhazi, me 208,000 raste.
Dhe SHBA ka raportuar një mesatare rekord prej 265,427 rastesh në ditë gjatë javës së kaluar, sipas Johns Hopkins.
Danimarka, Portugalia, Britania e Madhe dhe Australia kanë raportuar gjithashtu shifra rekord.
Polonia raportoi 794 vdekje të lidhura me Covid të mërkurën, numri më i lartë në valën e saj të katërt të pandemisë. Më shumë se tre të katërtat e tyre ishin të pavaksinuar.
Për momentin, rreth 900,000 raste të reja raportohen në mbarë botën çdo ditë./21Media

Back to top button