​“Komisioni i Venecias e amputoi vettingun”, Haxhiu: Për mua është e rëndësishme që ta kemi besimin e qytetarëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është e rëndësishme që të ketë besimin e qytetarëve të Kosovës për vettingun në drejtësi. Kështu u shpreh ajo, pas deklarimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili, e cila u shpreh se partia në pushtet nuk e ka përkrahjen e ndërkombëtare.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës deklaroi se Komisioni i Venecias e ka amputuar vettingun.

Gjatë procedimit të tri amendamenteve kushtetuese për vettingun, ajo shtoi se ministrja e Drejtësisë në këto procese nuk e ka përkrahjen e ndërkombëtarëve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se e rëndësishëm është besimi i qytetarëve të Kosovës.

Back to top button