Komisioni për siguri – për situatën në Deçan (video)

Opozita akuzon qeverinë për neglizhencë
Edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Komunën e Deçanit, me ç’rast deputetë të opozitës kanë kritikuar Kryeministrin, Albin Kurti dhe institucionet përkatëse për keqmenaxhim, papërgjegjësi dhe neglizhencë të situatës. Por deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se Komuna e Deçanit do të duhej të lajmëronte Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave në momentin që është rritur numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe nuk ka pasur mundësi të përballoj situatën./21Media

Back to top button