Komiteti i Rajoneve i BE-së ia hoqi Kosovës fusnotën, Konjufca e mirëpret vendimin

Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian ka vendosur të heqë asteriskun dhe fusnotën nga përdorimi për Kosovën në dokumentet e tij zyrtare, me qëllim që terminologjia të harmonizohet me atë të Parlamenti Evropian.
Lidhur me këtë ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Përmes një reagimi në platformën “X”, Konjufca e ka mirëpritur vendimin e Komitetit të Rajoneve për të ndërprerë përdorimin e termit “Kosova” dhe fusnotës shoqëruese në dokumentet publike, duke thënë se ky hap e afron këtë institucion me qëndrimin e Parlamentit Evropian dhe sjell më shumë qartësi institucionale në lidhje me perspektivën evropiane të Kosovës.
“Ne e mirëpresim vendimin të ndërpresë përdorimin e “Kosovo” dhe shënimit shoqërues në dokumentet e saj publike. Ky hap e përafron Komitetin me Parlamentin Evropian dhe pasqyron qartësi më të madhe institucionale në lidhje me perspektivën evropiane të Kosovës. Falënderime të veçanta për Gillian Coughlan, Kryetare e Grupit Punues për Kosovën në @EU_CoR dhe Raportuesen për Zgjerimin, për mbështetjen e saj parimore dhe angazhimin e vazhdueshëm në çështjen e Kosovës”, ka shkruar Konjufca.
Konjufca në fund ka shprehur falënderim të veçantë për Gillian Coughlan, kryetare e Grupit të Punës për Kosovën në Komitetin e Rajoneve dhe raportuese për zgjerimin, për mbështetjen e saj parimore dhe angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën.
We welcome the decision of @EU_CoR to discontinue the use of “Kosovo*” and its accompanying footnote in its public documents.
This step aligns the Committee with the European Parliament and reflects greater institutional clarity regarding Kosova’s European perspective.
Special…
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) March 13, 2026