Kompania indiane u jep pushim punëtorëve në ditën e publikimit të Money Heist 5

Një kompani me bazë në Indi, u ka dhënë ditë pushimi sot(e premte) punëtorëve të saj, për shkak se është publikuar sezoni i pestë Money Heist(La Casa de Papel).
Kjo u bë e ditur në Twitter nga “Verve Logic”, ku tha se është e vërtetë që sot është ditë pushimi për ata.
“Po është e vërtetë dhe jemi shumë të lumtur t’u tregojmë se dita e tretë e shtatorit është ditë pushimi dhe e kemi emërtuar “Netflix & Chill Holiday”, në ditën e lansimit të sezonit të ri të MoneyHeist”, thuhet në postim.


Kujtojmë se sot, 3 shtator janë publikuar pesë episodet e sezonit të pestë dhe të fundit të Money Heist, episodet e tjera do të publikohen më 3 dhjetor./21Media

Back to top button