Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet një person në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka komprometuar mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së
“Pas një hetimi disa mujor, është arrestuar një person i dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së. Ky veprim ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm.
I dyshuari dyshohet se i ka postuar për ti shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme.
Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit janë sekuestruar katër kompjuterë, tre telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme. “, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar dhe profesionalizmi i lartë i Policisë së Kosovës kanë qenë kyç në këtë operacion.
“Me vendim të Prokurorit, i arrestuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme.
Hetime tjera janë në proces në bashkërendim me autoritetet për të zbardhur plotësisht rastin.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike edhe në nivel të avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e sigurisë publike.”, njoftoi policia./21Media