Komuna e Gjilanit ka zgjedhur më të mirët e vitit 2022 në Kulturë, Rini dhe Sport

Komuna e Gjilanit ka zgjedhur më mirët në Kulturë, Rini dhe Sport, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
Në komunikatë thuhet se kryetari Hyseni ka deklaruar se sivjet Komuna ka përcaktuar edhe një lloj motivimi financiar për më të mirët e që ka munguar më herët, duke shtuar se nga viti i ardhshëm do të jepen edhe bursa për sportistët e dalluar.
“Do të mbështeten edhe më shumë, ngase Gjilani identifikohet me shumë sportistë, artistë, tetari i Gjilanit mori çmim ndërkombëtar, të rinjtë po tregojnë suksese në arenën ndërkombëtare. Do të tentojmë që t’ju mbështesim e t’u përgjigjemi kërkesave tuaja. Qëndroni krah nesh, jepini këshilla e sugjerime”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, ka theksuar se kultura luan një rol të rëndësishëm në formësimin e identitetit tonë dhe përcaktimin se kush jemi ne si individ dhe komunitet.
“Kultura na ndihmon të lidhemi me trashëgiminë tonë me traditat dhe vlerat brez pas brezi. Edhe rinia është pjesë thelbësore e kulturës sonë. Ata janë udhëheqësit tanë të ardhshëm, inovatorët dhe mendjet krijuese. Sporti ka shkëlqyer këtë vit dhe se sportistët tanë kanë sjellë një numër të jashtëzakonshëm të sukseseve. Sportistët ishin burim krenarie e frymëzimi për të gjithë ne”, ka thënë Zeqiri.
Më të mirët e vitit 2022 në Kulturë, Rini dhe Sport janë si vijon:
Teatër:
Aktori më i mirë: Kushtrim Qerimi
Aktorja më e mirë : Mejreme Berisha
Regjisori më i mirë: Erson Zymberi
Skenografi më i mirë: Bekim Korça
Prezantimi më i suksesshëm ndërkombëtar: Shfaqja A.Y.L.A.N
Muzikë:
Artisti/Grupi më i dalluar i muzikës popullore/qytetare: Lumturije Shabani
Artisti/Grupi më i dalluar i muzikës klasike: Shkumbin Miftari
Artisti më i mirë i muzikës moderne: Defrim Behluli
Artet Pamore:
Artisti i vitit : Artan Hajrullahu
Letërsi:
Shkrimtarja e vitit: Alisa Bekteshi
Sektori i Rinisë
Organizata më Aktive: Zëri Rinor
Vullnetari i vitit: Dardan Marovca
Aktiviteti më i mire: Gjilani Netëork
Sportisti i Vitit 2022: Elhami Shabani
Sportist/e i/e dalluar gjatë vitit 2022:
1. Arbnor RAMADANI – Futboll, SC Gjilani
2. Blerim ALIU – Motoçiklizëm
3. Endrit BEKA – Karate, KK Emperors
4. Erion BAJRAMI – Volejboll, KV Drita-M
5. Faton MALOKU – Futboll, FC Drita
6. Nart LLAPASHTICA – Basketboll, KB Drita
7. Vesa SHABANI – Volejboll, KV Drita-F
8. Viola SYLA – Basketboll, KB United Basketboll
9. Vlera QERIMI – Karate, KK Dubova
10. Olsa ZYMBERI – Badminton, KBD Don Bosko
Klubi më i dalluar në sport gjatë vitit 2022: 1. KV DRITA – Femrat
Trajneri më i dalluar gjatë vitit 2022: 1. Benjamin SHABANI – Karate, KK Emperors
Punëtori Sportiv më i dalluar gjatë vitit 2022: 1. Feti MURSELI – Futboll, FC Drita
Referi më i dalluar gjatë vitit 2022: 2. Mervan BEJTULLAHU – Futboll
Sportist/e i/e dalluar ‘’Shpresa e vitit 2022’’ :
 1. Donat Syla – Boks, KBB Drita,
2. Anila Selmani – Sporti Shkollor
3. Eridon Maloku – Futboll, FC Drita
4. Erina Sherifi – Karata, KK AS
5. Kaula Haziri – Boëling
6. Peon Musmurati – Karate, KK AS
7. Megi Bislimi – Volejboll, KV Drita-F
8. Idea Haziri – Karate, KK Drita
9. Lena Osmani – Ping Pong, KPP Drita
10. Yll Abazi – Futboll, Gallatasaray Gjilan
Sportist/e i dalluar në përfaqësim në arenën ndërkombëtare:
1. Betim Maliqi – Karate
2. Uran Ahmeti – Vrapim Malor
3. Kemal Biqkja – Atletikë
Në fund, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nderuar me mirënjohje post mortum:
1. Vedat Ibrahimi – Futboll, Gjilan
2. Aliriza Rexhepi – Boks
3. Osman Ibrahimaj – Vullnetarët e Mëngjesit
4. Musa Musliu – Sportist​.

Back to top button