Komuna e Malishevës sqarohet rreth asfaltit të dëmtuar nga reshjet

 

Rruga e asfaltuar Rud- Sferkë është dëmtuar nga vërshimet. Asfalti është shkatërruar pothuajse tërësisht.

Lidhur me këtë ka reaguar Komuna e Malishevës nga ku thonë se pjesë e dëmtuar është në territorin e Klinës dhe është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës.

 “Rruga që lidhë fshatin Rud me fshatin Sferkë, është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa pjesa e dëmtuar e rrugës, është në territorin e Klinës. Komuna e Malishevës, e ka dhënë njoftimin për qytetarë që të mos kalojnë në atë pjesë për shkak të rrezikshmërinë. Këtë sqarim publik e bëjmë me qëllim të sqarimit të opinionit dhe mediave, sepse atë rrugë nuk e ka ndërtuar Komuna, po Ministria dhe as pjesa e dëmtuar nuk është në territorin e Malishevës. Sidoqoftë, deri te dëmtimi i rrugës ka ardhur si pasojë e vërshimeve të mëdha, pra nga natyra.”, thuhet në njoftimin e kësaj komune./21Media

Back to top button