Komuna e Prishtinës : Mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024.
Por sipas njoftimit deri sot më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës.
“Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.”, thuhet në njoftim./21Media