Komuna e Prishtinës nuk di ose s’do të shpenzojë buxhetin!

Vetëm 43% të buxhetit për shpenzime kapitale e realizoi Komuna e Prishtinës

Inicitiva për Progres e cila e monitoron punën e Komunës së Prishtinës ka hedhur kritika të shumta ndaj pushtetit komunal për mos shfrytëzimin e mjeteve buxhetore në dobi të qytetarëve. Hulumtuesi i kësaj iniciative, Qëndrim Arifi thotë se në vitin që lamë pas, investimet kapitale kanë qenë në masën më të ulët se disa vite, vetëm 43 për qind, kjo sipas tij është alarmante për kryeqytetin. Edhe partitë opozitarë në kuvendin komunal LDK dhe Vetëvendosje, thonë se kjo është papërgjegjësi e kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Drejtori për investime kapitale në komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, thotë se se arsye e mos shpenzimit të plotë të buxhetit për investime është se po kanë probleme në aspektin juridiko-pronësore,/21Media

Back to top button