Komuna e Prishtinës: S’do të lejohen parkingjet që pengojnë qarkullimin

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, për shkak të numrit të madh të tyre pa leje – veçanërisht ato me qasje direkte në rrugë kryesore, udhëkryqe apo zona të gjelbra.
Në njoftimin e Komunës thuhet se çparking privat duhet të aplikojë për leje të përkohshme deri në miratimin e Planit të ri të Mobilitetit, i cili do të përcaktojë standardet dhe lokacionet e lejueshme për parkim.
“Nuk do të lejohen – të operojnë parkingjet që: • Kanë qasje direkte në rrugë kryesore apo udhëkryqe – që pengon qarkullimin! Janë të vendosura në hapësira të gjelbra dhe hapësira publike!”, thuhet në njoftim.
Sipas Komunës, qëllimi është më shumë rend, siguri dhe mbrojtje të hapësirave publike e mjedisit.
“Ftojmë të gjithë operatorët të bashkëpunojnë që të aplikojnë për leje dhe të ndjekin procedurat në fuqi”, thuhet në njoftim.