Komuna e Prishtinës zgjatë orarin e punës për disa shërbime

Komuna e Prishtinës duke filluar nga nesër 8 korrik, do të zgjasë orarin e punës deri në ora 17:00  për disa shërbime komunale.

Sipas njoftimit të Komunës, krejt kjo po bëhet për shkak  shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora.

“Orari i ri i punës është si më poshtë: **E Hënë – E Premte:* 08:00 – 17:00.

Orari i ri i zgjatur përfshin këto sportele:

Komuna e Vjetër

  • Qendra për Shërbime me Qytetarë
  • Gjendja Civile
  • Komuna e Re
  • Qendra për Shërbime me Qytetarë
  • Gjendja Civile
  • Bashkësia Lokale – Lagjja e Muhaxherëve

Kjo masë është implementuar për të siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe për t’ju shërbyer më mirë e për ti përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve tanë.”, thuhet në njoftimin e Komunës ë Prishtinës. /21Media

Back to top button